Deputeti i Nisma Socialdemokrate, Milaim Zeka, në seancën e Kuvendit të Kosovës ka kërkuar burgosjen e ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj ose Lutfi Zharkut, për faljen e 53 milionë eurove kompanisë Bechtel-Enka.
Tutje, Zeka thotë se ka folur edhe për për plaçkitjen nga ATK ja që po ju bënë bizneseve, për TVSh-në, si dhe për lirimin e diasporës nga çdo tatim, përcjell "Bota sot".
“Kam kërkuar burgosjen ose të ministrit Pal Lekaj, ose të Lutfi Zharkut, për faljen e 53 milionë eurove kompanisë Bechtel-Enka. Kam fol për plaçkitjen nga ATK ja që po ju bënë bizneseve. Për TVSh-në. Për lirimin e diasporës nga çdo tatim...”, shkruan Zeka.