Arifi tregon a është kërkuar ndryshimi i Kushtetutës dhe kur do të përfundojë drafti për Asociacionin

Aktuale

Arifi tregon a është kërkuar ndryshimi i Kushtetutës dhe kur do të përfundojë drafti për Asociacionin

Më: 20 qershor 2018 Në ora: 15:29
Avni Arifi

Avni Arifi, shef i ekipit negociator për bisedimet teknike me Serbinë, ka folur rreth Ekipin Menaxhes të Asociacionit, përbërjen e tij, statutin përfundimtar të kësaj marrëveshje me Serbinë dhe çështje të tjera në lidhje me këtë temë.

Arifi ka thënë se Kosova është e interesuar që ta përmbyllë çështjen e Asociacionit më herët se ç’është paraparë nga Bashkimi Evropian, katër muaj, mirëpo insiston që kjo do të bëhet vetëm në përputhje të plotë me ligjet dhe kushtetutën e Kosovës.

Një gjë të tillë, sipas shefit negociator, është e paraparë edhe nëmarrëveshjen e nënshkruar në Bruksel dhe është thënë edhe nga vet shefja e diplomacisë së BE-së, Federica Mogherini.

“Mogherini gjatë vizitës së saj në Kosovës, në vitin 2016, publikisht ka thënë se statuti dhe Asociacionin duhet të jetë në përputhje me ligjet e Kosovës. Ky është qëndrim i bashkësisë ndërkombëtare. Marrëveshja e Brukselit e parasheh që kjo të shkojë në Gjykatë Kushtetuese direktiva dhe statuti i Asociacionit dhe kjo do ndodhë”, ka thënë Arifi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat