Pacolli kontakton Qeverinë e Liberisë, tregon a është tërhequr njohja e Kosovës

Aktuale

Pacolli kontakton Qeverinë e Liberisë, tregon a është tërhequr njohja e Kosovës

Më: 20 qershor 2018 Në ora: 16:49
Behgjet Pacolli

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli ka treguar se sapo ka biseduar Qeverinë Liberiane rreth lajmit që Serbia tha se ky shtet e ka tërhequr njohjen ndaj Kosovës.

Pacolli ka thënë se Qeveria e Liberisë ia ka konfirmuar se nuk e kanë tërhequr njohjen e Kosovës.

“Unë sapo fola me Qeverinë Liberiane dhe më konfirmuan se #Liberia nuk e ka tërhequr njohjen për Kosovën. Lajmi dhe shënimi i përhapur nga mediat serbe janë të rreme dhe pjesë e përpjekjeve të rreme të lajmeve nga ministri i Serbisë Ivica Daçiq. Ne do t'i kundërshtojmë këto veprime”, ka shkruar Pacolli.

Media serbe thotë se posedojnë notën e dërguar zyrtarisht nga Liberia, që, sipas tyre, thuhet se Liberia ka tërhequr njohjen ndaj Kosovës deri në fund të dialogut dhe marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat