Albin Kurti takohet me Ambasadorin Delawie, tregon çka biseduan dhe për çka ranë dakord

Aktuale

Albin Kurti takohet me Ambasadorin Delawie, tregon çka biseduan dhe për çka ranë dakord

Nga: P.R Më: 20 qershor 2018 Në ora: 17:47
Greg Delawie dhe Albin Kurti

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, përmes një postimi në facebook, ka njoftuar se sot ka zhvilluar një takim me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie.

“Sot pata kënaqësinë të takohem me Ambasadorin Greg Delawie në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë. Bashkë me Ambasadorin Delawie diskutuam për funksionimin e institucioneve në Republikën e Kosovës në përputhje me shtetin e së drejtës dhe parimet e demokracisë në republikën parlamentare. Më tej trajtuam edhe çështjet që kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik të Kosovës, arsimin e punësimin, si dhe situatën në lidhje me dialogun me Serbinë. Ambasadorit Delawie i shpjegova qëndrimet dhe punën e Lëvizjes VETËVENDOSJE! për të gjitha këto çështje. U dakorduam për t’i vazhduar kontaktet dhe takimet e këtilla edhe në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e Kurtit, përcjellë “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat