Pacolli: Presim rekomandime pozitive nga Holanda për liberalizimin e vizave - Bota Sot
Pacolli: Presim rekomandime pozitive nga Holanda për liberalizimin e vizave

Aktuale

E shtunë, 22 shtator 2018

Pacolli: Presim rekomandime pozitive nga Holanda për liberalizimin e vizave

Më: 20 qershor 2018 Në ora: 20:03
Behgjet Pacolli

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli ka zhvilluar sot takim me Komisionin Parlamentar të Holandës për Punë të Jashtme, ku ishin të pranishëm deputetët e Parlamentit Holandez nga të gjitha partitë politike parlamentare.

Postimi i Pacollit në Facebook:

Takimi në parlamentin e Holandës,

Një takim tjetër me rëndësi që zhvilluam sot ishte me Komisionin Parlamentar të Holandës për Punë të Jashtme, ku ishin të pranishëm deputetët e Parlamentit Holandez nga të gjitha partitë politike parlamentare.  Pata kënaqësinë q? të raportoj për të gjitha zhvillimet e fundit në Kosovë, agjendën evropiane, bashkëpunimin rajonal si dhe dialogun me Serbinë.  Vizita ime në Holandë zhvillohët vetëm një ditë para Debatit që do të zhvillohet nesër në parlamentin holandez ku Ministri i Punëve të Jashtme të Holandës z.Blok do të raportojë dhe do të debatojnë për temat; zgjerimi i BE -së, liberalizimi i vizave për Kosovë dhe tema tjera që lidhën me vendet e Ballkanit Perendimor.  Presim rekomandime pozitive sa i përket liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës dhe mbështetje të mëtutjeshme në proceset që po kalon Kosova.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test