Mushkolaj: Zharku është shembulli më i keq i një zyrtari në raport me drejtësinë

Aktuale

Mushkolaj: Zharku është shembulli më i keq i një zyrtari në raport me drejtësinë

Më: 20 qershor 2018 Në ora: 22:51
Imer Mushkolaj

Analisti Imer Mushkolaj ka deklaruar se Xhabir Zharku është shembulli më i keq që mund të jep një zyrtar në lidhje me drejtësinë.

“Zharku vet e pranoi që është shembulli më i keq. Ai është shembulli më i keq që mund të jep një zyrtar dhe një qytetar në lidhje me drejtësinë”, ka thënë Mushkolaj në RTV Dukagjini.

Ai thotë se Zharku provat i ka paraqit në gjykatë por nuk ka arritur të vërtetojë të kundërtën e asaj që ka vendosur gjykata.

“Ato që Zharku po i konteston këtu, është dashur t’i paraqes në gjyq. Ai i ka paraqit në gjykatë dhe nuk ka arritur të vërtetojë të kundërtën”.

Mushkolaj e konsideron të padrejtë takimin e Zharkut me ministrin e Drejtësisë së asaj kohe, Hajredin Kuçi, në kohën kur drejtësia kishte vendosur.

“Pasi është dhënë vendimi përfundimtar, çka ka kërkuar z.Zharku të shkojë të flasë me ministrin Hajredin Kuçi? Kush është ministri që të japë vlerësime se vepra që e ka kryer z.Zharku është apo jo e drejtë?”, ka thënë Mushkolaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat