Thaçi dekordon me medalje edhe dy personalitete

Aktuale

Thaçi dekordon me medalje edhe dy personalitete

Më: 21 qershor 2018 Në ora: 12:43
Hashim Thaçi sot në takime të ndara, ka dekoruar me medalje, profesorin Rifat Blaku dhe pas vdekjes, veprimtarin Idriz Rrecaj. “Për kontributin e shquar në fushën akademike: në shkencë, arsim dhe edukim për dekada të tëra, sot me Medaljen Presidenciale të Meritave

Presidenti Hashim Thaçi sot në takime të ndara, ka dekoruar me medalje, profesorin Rifat Blaku dhe pas vdekjes, veprimtarin Idriz Rrecaj.

“Për kontributin e shquar në fushën akademike: në shkencë, arsim dhe edukim për dekada të tëra, sot me Medaljen Presidenciale të Meritave e dekorova Prof. Dr. Rifat Blakun”, ka shkruar Thaçi.

Thaçi ka shtuar se Blaku ka dhënë kontribut të çmuar edhe si studiues në fushën e migracionit dhe diasporës, si dhe në afirmimin e çështjes së Kosovës në periudhën e viteve të nëntëdhjeta.

Kurse, Rrecajn, Presidenti Thaçi e ka quajtur simbol të shpresës dhe besimit në lirinë e Kosovës.

“Me Medaljen Presidenciale Jubilare të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë, pas vdekjes, e dekorova veprimtarin e shquar Idriz Rrecaj. Në vitet e nëntëdhjeta, Idriz Rrecaj dha kontribut të jashtëzakonshëm si aktivist politik në Skenderaj dhe më gjerë”, ka shkruar Thaçi.

Ai në fund ka shtuar se Rrecaj kishte vizion, maturi dhe guxim për t’u ballafaquar me problemet e kohës.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat