Kosova dhe Lihtenshtajni për thellimin e bashkëpunimit reciprok

Aktuale

Kosova dhe Lihtenshtajni për thellimin e bashkëpunimit reciprok

Më: 21 qershor 2018 Në ora: 14:44
Behgjet Pacolli dhe Aurelia Frick

Shefi i diplomacisë kosovare, Behgjet Pacolli, ka vazhduar turneun e tij diplomatik në Evropë me takimin bilateral që ai zhvilloi sot me ministren për Punë të Jashtme, Drejtësi dhe Kulturë të Principatës së Lihtenshtajnit, Aurelia Frick.

Thellimi i marrëdhënieve bilaterale, liberalizimi i vizave, anëtarësimi i vendit tonë në organizata ndërkombëtare, avancimi i agjendës evropiane dhe dialogu me Serbinë kanë qenë disa nga temat kryesore të këtij takimi në mes krerëve të diplomacisë nga të dyja vendet.  

Pacolli ka falënderuar Principatën e Lihtenshtajnit për mbështetjen e vazhdueshme dhe të palëkundur ndaj shtetit të Kosovës, duke shprehur gatishmërinë e Institucioneve të vendit për të thelluar dhe zgjeruar bashkëpunimin dhe partneritetin në mes dy vendeve nëpërmjet inicimit dhe nënshkrimit të marrëveshjeve të reja që do të hapnin mundësi të reja.

Numri dy i Qeverisë ka kërkuar mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në organizata evropiane dhe ndërkombëtare si dhe kontributin e mundshëm të këtij shteti  në lidhje me liberalizimin e vizave, megjithëse ky vend nuk është anëtar i BE-së, por vetëm i Zonës Shengen.

Pas  vizitës në Lihtenshtajni, kryediplomati kosovar do të vazhdojë vizitën në Konfederatën zvicerane të premten, ku do të pritet nga shefi i Departamentit për Pune të Jashtme, Ignazo Cassis.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat