Balli Kombëtar zgjerohet edhe në Shtime

Aktuale

Balli Kombëtar zgjerohet edhe në Shtime

Më: 21 qershor 2018 Në ora: 17:32
Bekim Baftiu dhe Art Bytyqi

Balli Kombëtar Demokrat, ka njoftuar se partia e tyre ka hapur degën e saj zyrtare në komunën e Shtimes. Përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook, BKD njofton se kryetari i degës në Shtime do të jetë Art Bytyqi.

Postimi i plotë:

Shtimes nga sot i shtohet edhe një subjekt i ri politik, Balli Kombëtar Demokrat

Bekim Baftiu, nënkryetari i Ballit Kombëtar Demokrat për Republikën e Kosovës, ka bërë të ditur sot se Ballit Kombëtar Demokrat nga sot filloi edhe në komunën e Shtimes me koordinatorin, Art Bytyqin.

Koordinatori i Ballit Kombëtar Demokrat u zgjodh studenti i sapo diplomuar. Art Bytyqi i cili u zotua se nuk do të mungon angazhimi tij me tërë stafin e tij të mrekullueshëm që sa më parë të mban edhe kuvendin e parë zgjedhor dhe të zgjedh organet drejtuese të BKD-së, në komunën e Shtimes. 
Qëllimi i vetëm i themelimit të degës së Balli Kombëtar Demokrat në Shtime është realizimi i aspiratave të popullit shqiptar për të punuar për mirëqenie më të mirë të gjithë qytetarëve dhe për të bërë Shtimen shembull të një qyteti ku krimi e korrupsioni nuk kanë vend.

Balli Kombëtar Demokrat, është një parti e djathtë, ose siç quhet ndryshe, parti konservatore. Parimet dhe synimet e kësaj partie politike rrjedhin nga përvoja dhe shkrimet e paraardhësve tanë. Balli Kombëtar Demokrat, kërkon jetësimin e Dekalogut moral dhe politik, që i shërben vlerave morale dhe politike të trashëguara nga Lidhja e Prizrenit dhe “Blloku Kombëtar Independent".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat