Veseli: Kosova është krenare me gjeneralët Bedri Shala dhe Rasim Kiçina

Aktuale

Veseli: Kosova është krenare me gjeneralët Bedri Shala dhe Rasim Kiçina

Më: 21 qershor 2018 Në ora: 19:13
Veseli: Kosova është krenare me gjeneralët Bedri Shala dhe Rasim Kiçina

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka theksuar se sot ka ndjerë dhimbje dhe mall derisa po përcilleshin për në Morinë gjeneral Bedri Shala, gjeneral Rasim Kiçina, bashkë me dëshmorët e tjerë.

Postimi i Veselit në Facebook:

Sot isha në Polac të Skenderajt, ku po bëhet zhvarrosja e dëshmorëve të UÇK-së nga Zona e Drenicës, për t’i rivarrosur në Memorialin e Lirisë të ndërtuar në fshatin Morinë. Ndjeva dhimbje dhe mall derisa po përcilleshin për në Morinë gjeneral Bedri Shala, gjeneral Rasim Kiçina, bashkë me dëshmorët e tjerë. Ndihem krenar dhe i nderuar që isha bashkëluftëtar i tyre. E gjithë Kosova është krenare me këta heronj, që dhanë jetën e tyre për atdheun. I përjetshëm do të qëndroj kujtimi për ta, ashtu siç do të jetë e përjetshme vepra e tyre e madhe: liria e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat