Mbyllet e pamja për veprimtarin Hilmi Haradinaj - Bota Sot
Mbyllet e pamja për veprimtarin Hilmi Haradinaj

Aktuale

E hënë, 16 korrik 2018

Mbyllet e pamja për veprimtarin Hilmi Haradinaj

Më: 21 qershor 2018 Në ora: 19:34
Mbyllet e pamja për veprimtarin Hilmi Haradinaj

Kryeministri Ramush Haradinaj ka falënderuar të gjithë ata që kanë ngushëlluar atë dhe familjen e tij me rastin e ndarjes nga jeta të Hilmi Haradinajt.

“Me këtë rast, i falënderoj posaçërisht kryeministrin e Republikës së Malit të Zi, Dushko Markoviq, komandantin e Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, admiralin James Foggo, kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, ish-presidentin shqiptar Rexhep Meidani, kryegjyshin Botëror të Bektashinjve, Shenjtërinë e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, ambasadorët në Kosovë Greg Delawie, Didier Chabert, Laszlo Markusz, Gernot Pfandler, Marija Kapitanoviq, Bojan Bertoncelj, Ivo Silhavy, zyrtarët ndërkombëtarë që shërbejnë në Kosovë, gjeneralmajor Salvatore Cuoci, komandant i KFOR-it, Zahir Tanin, shef i UNMIK-ut, Isabelle Servoz - Gallucci, Ruud Vermeulen, Alessandra Roccasalvo, Rachel Lindon; analistin Alex Grigoriev dhe Steven Schook”, shkruan Haradinaj në Facebook.

Kreu i Qeverisë së Kosovës thotë se ardhja masive për ngushëllime nga shumë qytetarë, liderë institucionalë e partiakë, bashkëluftëtarë, invalidë e veteranë të luftës, familjet Jashari, Rugova, Pajaziti, Lladrovci, Krasniqi, Zejnullahu, Geci e shumë familje tjera të nderuara, nderon dhe vlerëson rrugën jetësore të veprimtarit për çështje kombëtare Hilmi Haradinaj.

“Si familje Haradinaj u jemi thellësisht mirënjohës secilit nga ju veç e veç. Duke i falënderuar edhe ata që nuk kanë arritur të vijnë për ngushëllim, njoftojmë se sot, në ora 16:00, është mbyllur e pamja. Qofshi të nderuar!”, shkruan Haradinaj.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test