“Më mirë të më dëgjonin mua kur iu thashë t’i ulin ato m** rrogash”

Aktuale

“Më mirë të më dëgjonin mua kur iu thashë t’i ulin ato m** rrogash”

Nga: D.RR Më: 21 qershor 2018 Në ora: 19:49
Ramush Haradinaj, foto ilustrim

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, Nataliya Apostolova në një deklaratë për media, ka theksuar se vendimi për rritjen e pagave të marrë nga Qeveria e Kosovës duhet të tërhiqet dhe të pritet miratimi i Ligjit të ri për pagat.

Për këtë ka reaguar ish mjeku i UÇK-së, Liri Loshi i cili ka ironizuar me krerët e shtetit, për të cilët thotë se i kishte paralajmëruar herët që t’i ulin rrogat.

“Rri Evropë e këqyri punët tua”, ishte një ironizim tjetër i Loshit.

Postimi i plotë i Loshit në Facebook:

Më mirë të më dëgjonin mua kur iu thashë t’i ulin ato m.. rrogash! Të njëjtën gjë tash ua paska thënë edhe Evropa. Por Gjetë Basho Muji, i paska dalë para: - Trus Evropë ty të faltë fara! Ah, Evropë, shtrigë e vjetër, a s’po ke ndonjë punë tjetër! - Fort bërtit ka Gjetë Basho Muji, pardon Avni Arifi dhe ka vazhduar: - Rri Evropë këqyri punët tua! Paret prej xhepi nuk po t’i marrim. Fort bujar popullin e kemi, i hipim n’shpinë e za nuk ban, i rrahim kamxhik dhe prapë na don, e fëlliqim në gojë dhe na nderon, popullin tonë ti s’un e ndërron! Popullin tonë e kemi për veti, veç nga dhuna i vjen lezeti!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat