Stërvitjet ushtarake ndërkombëtare, tronditën Bujanocin me rrethinë

Aktuale

Stërvitjet ushtarake ndërkombëtare, tronditën Bujanocin me rrethinë

Nga: Sevdail Hyseni Më: 22 qershor 2018 Në ora: 08:07
Stërvitjet ushtarake

Në Bujanoc të Luginës së Preshevës, pikërisht në Bazën Ushtarake Cepotin, në Poligonin e Borovcit, në bazën “Jug”,  këtyre dy ditëve, janë duke u zhvilluar stërvitjet ushtarake, në të cilën po merr pjesë ushtria e Serbisë me ushtritë e tetë vendeve, duke përfshirë disa anëtarë të NATO-s.

Në stërvitjet ushtarake ndërkombëtare "Platinum Wolf 2018", marrin pjesë rreth 500 oficerë, nënoficerë dhe ushtarë të forcave të armatosura të SHBA-së, Britanisë së Madhe, Emirateve të Bashkuara Arabe, Bosnje dhe Hercegovinës, Bullgarisë, Hungarisë, Rumanisë, Malit të Zi dhe Serbisë.

Qëllimi i këtyre stërvitjeve është  rritja e ndërveprimit, mirëkuptimit reciprok të anëtarëve të vendeve partnere ushtarake në një nivel taktik, gjatë ekzekutimit të operacionit për mbështetjen e paqes në një mjedis shumëkombësh.

"Taktika, teknikat dhe procedurat në Operacionet Shumëkombëshe" dhe "Operacionet e Mbajtjes së Paqes”, janë temat e ushtrimeve, me të cilat anëtarët e vendeve pjesëmarrëse do të rrisin përdorimin e armëve jo vdekjeprurëse, si dhe procedurat, veprimet për angazhimin në operacione shumëkombëshe në një mjedis ndërkombëtar.

Gjatë ditës së djeshme, në rajonin e Komunës së Bujanocit e sidomos vendbanimet rreth Bazës JUG, gjithashtu, janë dëgjuar krisma të fuqishme dhe fluturime të helikopterëve në distancë të ulët.

Bëhet e ditur se Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Beograd, Kyle Scott  e ka përcjell nga afër stërvitjet ushtarake shumëkombëshe, si dha ka vizituar Këshillin Kombëtar Shqiptar, me seli në Bujanoc, Lugina e Preshevës.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat