Mitchell: SHBA-ja dhe BE-ja duan reformimin e Ballkanit

Aktuale

Mitchell: SHBA-ja dhe BE-ja duan reformimin e Ballkanit

Më: 22 qershor 2018 Në ora: 13:50
Wess Mitchell

Ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit për çështje të Evropës dhe Euro-azisë, Wess Mitchell, tha se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian e kanë synim të përbashkët reformimin e Ballkanit në rrugën drejt BE-së.

Mitchell, në një fjalim në Institutin Carnegie Europe në Bruksel, tha se pavarësisht disa dallimeve midis SHBA-së dhe BE-së, ka shumë çështje që i bashkojnë aleatët.

"Amerika dhe Evropa kanë interes të përbashkët që bota të jetë e lirë, që Rusia të përgjigjet për aneksimin e Krimesë, që të ndalojë përdorimi i armëve kimike dhe që të ndërpriten politikat e padrejta tregtare të Kinës", tha Mitchell, transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Mitchell po ashtu theksoi se Shtetet e Bashkuara bashkëpunojnë me Bashkimin Evropian rreth Kosovës dhe Serbisë.

Dy vendet janë në bisedime për normalizimin e marrëdhënieve, me ndërmjetësimin e BE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat