Gashi: Vendimi i Ministrit Hamza për pagën, përpjekje për ta ndrequr imazhin e PDK’së

Aktuale

Gashi: Vendimi i Ministrit Hamza për pagën, përpjekje për ta ndrequr imazhin e PDK’së

Më: 22 qershor 2018 Në ora: 15:15
Astri Gashit

Analisti Astri Gashit ka thënë se vendimi i ministrit Bedri Hamza që të refuzojë marrjen e rrogës me rritje, është përpjekje për ta ndrequr imazhin e PDK’së dhe është një hipokrizi. Gashi vlerëson se po ta kishte njëmend Hamza, atëherë ai do të refuzonte zbatimin e vendimit.

Postimi i plotë i Astrit Gashit:

Kjo, miq,eshte hipokrizi e plote- Hipokrizi e nje “consigliere”.
Bedri Hamza paska thane qe nuk e merr rrogen e rritur pa u bere kjo me ligj. Kjo i bjen qe sipas tij vendimi eshte i paligjshem. Ama ne te njejten kohe, per ta rujtur pozicionin e tij, nuk refuzon qe ta zbatoj vendimin per rritje- e kjo nenkupton se ai po e zbaton nje vendim qe, sipas tij, eshte i paligjshem.
Me pas Bedri Hamza pernjemend atehere ai refuzon me zbatu vendimin, sepse nje page e tij, nuk eshte bash hic asgje. Pra kish me vendos mos me zbatu vendimin qe ai e mendon si te paligjshem.
Natyrisht se kete nuk e bene, sepse eshte aty ku eshte ne funksion personal dhe te partise. Edhe ne funksion te ndryshimit te imazhit te PDK. Por ky imazh nuk ndryshon permes kontabilisteve te shenderruar ne “consigliere”, e qe tash duan te shtiren se po e mbrojne te miren publike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat