Deputeti i LDK-së: Ky është patriotizmi modern

Aktuale

Deputeti i LDK-së: Ky është patriotizmi modern

Nga: N.H Më: 23 qershor 2018 Në ora: 08:12
Lumir Abdixhiku

Deputeti I LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka uruar Granti Xhakën e Xherdan Shaqirin për golat e shënuar dhe lojën e bukur kundër Serbisë.

Abdixhiku thotë se edhe mediet botërore, ato më me nam - The Washington Post, BBC, The Guardian, Deutsche Ëelle, The Sun - po shkruajnë sonte se si djemtë shqiptarë kanë gjunjëzuar shtetin që vite më parë i kishte përndjekur ata e familjet e tyre nga Kosova.

Deputeti i LDK-së përmes një postimi në Facebook thotë se ky është patriotizmi modern, përcjell "Bota sot".

Ja postimi i plotë:

Mediet botërore, ato më me nam - The Washington Post, BBC, The Guardian, Deutsche Welle, The Sun - po shkruajnë sonte se si djemtë shqiptarë kanë gjunjëzuar shtetin që vite më parë i kishte përndjekur ata e familjet e tyre nga Kosova. Ato përshkruajnë peripecitë e familjeve të lojtarëve tanë, vuajtjet e shqiptarëve nën Serbi; rikujtojnë burgosjet, vrasjet, refugjatët e çka jo tjetër.

Fitoren e sotme, festimin e djemve tanë, po e paraqesin si triumf për Kosovën. Sonte, nëpër të gjitha këto medie, flitet për historinë e vendit tonë.

Ky është patriotizmi modern miq. Kështu lartësohet vendlindja. Kështu i jepet përgjigje edhe Serbisë, edhe gjithë atyre thirrjeve raciste në stadium, edhe secilit tjetër turbofolk që kohë më parë i kishte shpallur të njëjtit tradhëtarë.

Një natë e paharrueshme!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat