Thaçi ngushëllon familjen e Gazmend Sinanit

Aktuale

Thaçi ngushëllon familjen e Gazmend Sinanit

Nga: N.H Më: 23 qershor 2018 Në ora: 10:53
Hashim Thaçi

Hashim Thaçi ka ngushëlluar familjen e Gazmend Sinanit, basketbollistit të përfaqësueses së Kosovës, që sot ndërroi jetë, në një aksident trafiku.

“Me pikëllim mora lajmin për vdekjen tragjike të basketbollistit, Gazmend Sinani, anëtar i përfaqësueses së Republikës së Kosovës. Në këto momente të rënda, shpreh ngushëllimet për familjen Sinani, Federatën e Basketbollit, miqtë dhe fansat e shumtë të përfaqësueses sonë”, ka shkruar Thaçi. /BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat