Kush feston dhe provokon me gjuhë urrejtje, FIFA, botë shikojeni njëherë këto foto, e pastaj...

Aktuale

Kush feston dhe provokon me gjuhë urrejtje, FIFA, botë shikojeni njëherë këto foto, e pastaj...

Petrit Rudi Nga Petrit Rudi Më 24 qershor 2018 Në ora: 15:55
FIFA ka njoftuar se ka nisur hetim për festimin e Xhakës dhe Shaqirit, kurse lojtarët serbë vazhdimisht provokojnë me festimin e tyre, duke ngrit tre gishtërinjtë që është simbol i krimeve të kryera nga kriminelët serbë në Kosovë

Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, dy lojtarët shqiptarë që luajnë për Zvicrën, në ndeshjen e së premtes i tmerruan serbët me golat e tyre.

Por, përveç me gola, serbët e rusët të cilët u bënë bashkë kundër Zvicrës e shqiptarëve, nga Xhaka dhe Shaqiri u tmerruan me festen e tyre pas shënimit të galave, ku të dy festuan në mënyrë të njëjtë, duke bërë shqiponjën. Kjo ishte një kundërpërgjigje për serbët, të cilët ka javë që sulmojnë në në mënyrat më të ulëta lojtarët e Zvicrës me prejardhje nga Kosova, e po ashtu për koret nacionaliste gjatë ndeshjes, ku shumë herë u dëgjuan brohoritjet: “Mbyte mbyte shqiptarin...”.

Image
Festa e Xherdan Shaqirit me shqiponjë pas golit ndaj Serbisë

E festës së Xhakës dhe Shaqirit, nuk u rezistoi as kapiteni i kombëtares zvicerane, Stephan Lishajner, i cili u bashkua ne festimin e dy shqiptarëve, duke bërë edhe ai shqiponjën.

Por, menjëherë pas lojës, mediat serbe festën e dy lojtarëve e quajtën si provokim, e me përmbajtje politike.

Kështu, edhe FIFA ka njoftuar se ka nisur hetim për festimin e Xhakës dhe Shaqirit.

Image
Festa e Granit Xhakës me shqiponjë pas golit ndaj Serbisë

FIFA  njoftoi se ka nisur një hetim për ndeshjen ndaj Serbisë lidhur me festimet me shqiponjë.

 “Komisioni Disiplinor i FIFA ka hapur procedurat kundër lojtarëve zviceranë, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, rreth festimit të qëllimshëm gjatë ndeshjes midis Zvicrës dhe Serbisë”, thuhet në njoftimin e FIFA-së.

Por, provokimet serbe dhe festimet e tyre me gjuhë të urrejtjes janë të pranishme çdo herë gjatë ndeshjeve të kombëtares serbe, pothuajse në çdo sport, ku çdo herë dëgjohet shprehja: “Mbyte mbyte shqiptarin, shqiptari i mirë është shqiptari i vdekur, etj...”.

Image
Ushtarët serbë gjatë kryerjes së masakrave në Kosovë ngritin tre gishtërinjtë, simbol i krimit të tyre

E, simboli i serbëve tre gishtërinjtë, është simbol i gjenocidit të kryer në Kosovë, ku shumë ushtarë kriminelë serbë, gjatë dhe pas kryerjeve të masakrave në Kosovë kishin ngritur tre gishtërinj, simbol i fitores së tyre.

E këtë simbol e kanë përdorur disa herë lojtarët serbë gjatë ndeshjeve, ku siç mund ta shihni kapitenin e kombëtares serbe, Branislav Ivanovic, i cili ngrit tre gishtërinj, duke bërë simbolin e gjenocidit serb.

Image
Branislav Ivanovic, i cili ngrit tre gishtërinj, duke bërë simbolin e gjenocidit serb.

Po ashtu, edhe në mitingjet politike në Serbi, politikanët serbe kanë përdorur këtë simbol të urrejtjes.

Image
Vuk Drashkovic ishte i pari i cili përdori në mitingjet e tij me tre gishta

Vuk Drashkovic ishte i pari i cili përdori në mitingjet e tij me tre gishta. Është mirë, që të shikohen njëherë këto festime të serbëve, që janë pothuajse në çdo sport, e më pastaj të nisen hetimet për festimet me shqiponjë, që nuk është dhe nuk paraqet rrezik për askënd...

Nën simbolin e shqiponjën nuk është kryer asnjë krim e gjenocid, kurse nën simbolin e tre gishtërinjve, serbët kryen maskarat më të tmerrshme në Bosnjë e Kosovë, ku bota është dëshmitar i gjenocidit të kryer nga kriminelet serbë.

Image
Nën simbolin e tre gishtërinjve, serbët kryen maskarat më të tmerrshme në Bosnje e Kosovë, ku bota është dëshmitar i gjenocidit të kryer nga kriminelet serbë.
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat