Pacolli paralajmëron njohje të reja, do të ketë edhe nga BE

Aktuale

Pacolli paralajmëron njohje të reja, do të ketë edhe nga BE

Më: 24 qershor 2018 Në ora: 18:27
Behgjet Pacolli

(E plotësuar) - Shefi i diplomacisë, Behgjet Pacolli, në adresimin e tij për media në Bruksel, ka paralajmëruar njohje të reja për Kosovën, në mesin e të cilëve edhe nga vende të BE-së, por nuk ka dashur të japë emra specifikë, ndërkohë që ka hedhur poshtë pretendimet e Beogradit zyrtar se ka pasur tërheqje të njohjeve.

Ai këto komente bëri në Bruksel, ku po mbahet rrethi i ri i bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në nivel presidentësh me pjesëmarrjen edhe të shefes së diplomacisë evropiane Frederica Mogherini.

Pacolli nuk ka dhënë shumë detaje nga takimi, duke thënë se sot palët dëgjojnë njëra-tjetrën dhe problemet do të artikulohen më vonë, por jo gjatë këtyre takimeve.

I pyetur rreth demarkacionit të kufirit me Serbinë dhe nëse kjo temë është temë e diskutimeve të sotme, numri një i diplomacisë kosovare tha se nuk është folur për këtë çështje, por do të jetë sigurisht njëra prej pikave.

Ndërkohë që shefi i diplomacisë serbe Ivica Daciq ka folur sot rreth kompromisit me palën kosovare në dialogun në Bruksel,  pa specifikuar diçka të veçantë, Pacolli ka folur rreth asaj se çfarë nënkuptohet me fjalën kompromis.  

Pacolli: Kosova ka bërë kompromis me pakon e Ahtisarit

“Sigurisht, kompromisi duhet të jetë, por sa e di unë aty ku ekziston materia të kërkohet kompromisi, pala kosovare ka bërë kompromisin e vet dhe çdo gjë e ka qit në tryezë me pakon e Ahtisarit. Nuk duhet të spekulojë, ia lënë problemit të dialogimit”, tha Pacolli.

Ai ndërkaq ka hedhur poshtë pohimet e Beogradit zyrtar për tërheqjen e katër njohjeve nga vendet kryesisht afrikane, si Burundi, Guinea Busau dhe Liberia, duke thënë se një gjë e tillë është e pavërtetë, ndërkohë që do të ketë njohje të reja për Kosovën, në mesin e tyre edhe prej vendeve të BE-së që ende nuk e kanë bërë një gjë të tillë.

Pacolli: Ka me dhjetëra shtete të fuqishme që janë në proces për njohjen e Kosovës

“Nuk duhet të merrem me deklarata të të tjerëve. Ne jemi duke krijuar miqësi, marrëdhënie me botën dhe mund t’ju them tani, se kemi me dhjetëra shtete të fuqishme që janë në proces për njohjen e Kosovës dhe këto njohje vijnë nga të gjitha kontinentet. Është proces i pandalshëm, dhe njohjet do të arrijnë dhe mos ta befasojmë askënd. Sa i përket tërheqjes së njohjeve, nuk ka pasur tërheqje...  E di se dikush po gënjen, po shpif, nuk ka tërheqje të njohjeve as nga Guineja Bisau. Liberia ka deklaruar se askush nuk mund të flasë të saj, ata kanë konfirmuar marrëdhëniet e mira me Kosovën...  Sigurisht po dhe nuk do të jetë befasi për asnjë, pasi procesi i shtetndërtimit të Kosovës është i qartë sa nuk ka të ndalur... Nuk do të përmend emra tani”, ka thënë Pacolli.

Pacolli nga Brukseli: Ka përfunduar kompromiset, palët po i shpalosin qëndrimet

Behgjet Pacolli, zëvendëskryeministër i Kosovës, ka thënë se Kosova i ka përfunduar kompromiset me Serbinë. Ka thënë se në takimin e sotëm po ndodhin shprehja e mendimeve në dialogun që po zhvillohet ndërmjet Hashim Thaçit dhe Aleksander Vucicit.

Pacolli ka thënë se s’ka më kompromise me Serbinë pasi gjithçka ka përfunduar me Pakon e Ahtisaarit.

“Kompromisi duhet të jetë. Pala kosovare ka bërë komprisin e vet. Pala kosovare e ka kryer kompromisin me Pakon e Ahtisaarit”, ka thënë Pacolli nga Brukseli.

Pacolli ka mohuar edhe lajmet se Serbia ka ndikuar në tërheqjen e njohjeve.

“Dikush po gënjen. Dikush po shpif për njohje”, ka thënë Pacolli duke demantuar lajmet për tërhqjeen e njohjes nga Guinea Bisao dhe Nigeria.

Behgjet Pacolli konferencë për media pas takimit në Bruksel (Drejtpërdrejt)

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb Aleksandër Vuçiç janë takuar në Bruksel këtë të diel duke nisur dialogun në nivel presidentësh.

Bisedimet kane filluar rreth orës 15:00, ku fillimisht Vuçiç do është takuar me Mogherinin dhe pastaj takimi me delegacionin e Kosovës në krye me Thaçin.

Vuçiq dhe Taçi takohen në këtë format për herë të dytë këtë vit.

Në Bruksel është edhe zv.kryeministri dhe ministri i punëve të jashtme, Behgjet Pacolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat