Diplomati gjerman e arsyeton në mënyrë brilante festimin e Xhakës e Shaqirit me shenjën e shqiponjës

Aktuale

Diplomati gjerman e arsyeton në mënyrë brilante festimin e Xhakës e Shaqirit me shenjën e shqiponjës

Nga: P.R Më: 24 qershor 2018 Në ora: 19:58
Ernst Reichel

Ernst Reichel, ish ambasador i Gjermanisë në Kosovë, tash ambasador në Ukrainë, përmes një postimi në facebook, i ka dalë në mbrojtje Xherdan Shaqirit dhe Granit Xhakës, pas festimit të golave ndaj Serbisë duke bërë shqiponjën.

Diplomati Reichel, ka shkruar se nuk mund ta kuptojë pse dikush mund të ofendohet nga dy lojtarët zviceranë që bënë shqiponjën shqiptare pas golave të tyre.

“Shqiponja dykrenare është simboli i flamurit shqiptar (dhe i disa flamujve të tjerë). Bërja e shenjës nuk është ndryshe nga shfaqja e flamurit. Dhe flamujt shfaqen në çdo lojë ndërkombëtare. Asgjë e keqe me të qenët krenar për vendin tënd ose origjinën tënde”, ka shkruar ish-ambasadori gjerman në Kosovë, Ernst Reichel, përcjellë  “Bota sot”.

Kujtojmë se FIFA ka nisur hetime ndaj Shaqirit dhe Xhakës, pas festimeve me shqiponjë pas golave kundër Serbisë në kuadër të Kampionatit Botëror që po zhvillohet në Rusi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat