Çfarë po ndodhë me presidentin e Kosovës? Vuçiq një ‘mal’ me dokumente përpara, Thaçi asnjë

Aktuale

Çfarë po ndodhë me presidentin e Kosovës? Vuçiq një ‘mal’ me dokumente përpara, Thaçi asnjë

Nga: N.H Më: 24 qershor 2018 Në ora: 22:30
Ilustrim nga "Bota sot"

Në Bruksel ka përfunduar takimi i parë në kuadër të fazës finale të dialogut për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi mes dy presidentëve dhe përfaqësues së lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

Por, çka bie në sy është paraqitja e presidentit Hashim Thaçi, pa asnjë letër e laps para vetës, kundrejt homologut të tij nga Serbia.

Kjo lë të nënkuptojë se ndonëse Kosova ka hyrë në bisedime me Serbinë, ajo mbetet ende pa një platformë të qartë rreth këtyre bisedimeve.

Kujtojmë se të tilla paraqitje nga Thaçi kishte edhe në kohën kur ky i fundit ishte në pozitën e kryeministrit.

Në vazhdim ju sjellim dy fotografi që dëshmojnë këtë:

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat