Hoxha: Të përcaktohen prioritetet që ndihmojnë në avancimin në rrugën e integrimit evropian

Aktuale

Hoxha: Të përcaktohen prioritetet që ndihmojnë në avancimin në rrugën e integrimit evropian

Më: 25 qershor 2018 Në ora: 11:55
Pamje nga takimi

(E plotësuar) - Është mbajtur takimi iniciues, ku janë bërë të ditura afatet kohore dhe sektorët, të cilët do të përkrahen nga programet kombëtare për Kosovën, IPA 2019 dhe IPA 2020, të financuara nga Bashkimi Evropian.

Ministrja e Integrimeve Evropiane Dhurata  Hoxha, në cilësinë e Koordinatores Kombëtare për IPA tha se qëllimi i tyre është që duke filluar prej tani e deri në mesin e vitit të ardhshëm, të kryejnë gjithë procesin e programimit të IPA 2019 dhe IPA 2020, i cili kap shumën rreth 200 milionë  euro  dhe  më pas, të kenë kohë që të përqendrohen në fazën e planifikimit për instrumentin e ri, që do të zhvillohet për periudhën e re financiare të BE-së, 2021-2027.

Ministrja theksoi se pret nga përfaqësuesit e zyrës së BE-së t’ i njoftojnë rreth kufijve financiarë të programeve 2019 dhe 2020, afatet e nevojshme për të dorëzuar kërkesat te BE-ja për financim, rreth sektorëve të cilët do të financohen, si dhe rreth modaliteteve të zbatimit të projekteve në këta sektorë.

Hoxha:  Të fillojmë dialogun mes të institucioneve të Kosovës dhe BE për idetë më të mira

“Qëllimi pse po fillojmë tash,  është që të kemi kohë të përqendrohemi në fazën e planifikimit për instrumentin e ri, që do të zhvillohet në periudhën e re financiarë të BE së 2021-2027. Sot përfaqësuesit e zyrës së BE-së në Kosovë, do të na njoftojnë dhe  rreth kufijve financiar të programeve 2019- 2020  në mënyrë më të saktë. Afatet kohore të nevojshme për të dorëzuar kërkesat nga ana jonë tek BE, për financim si dhe rreth sektorëve të cilët do të financohen dhe modalitetet e zbatimit të projekteve në këta sektor. Ministria e integrimit evropian ka pranuar një numër propozimesh nga institucionet e Kosovës dhe ne e kemi njoftuar zyrën e BE së për këto kërkesa paraprakisht. Tani  është koha që duke filluar nga sot,  së bashku të nisim një dialog ndërmjet  institucioneve te BE së dhe të  Kosovës rreth ideve më të mira për mbështetje, gjithmonë duke u bazuar në një pronësi më të madhe,  t’i përcaktojmë prioritetet se cilat janë ato prioritet që na ndihmojnë të avansojmë rrugën tonë, të procesit të integrimit evropian”, tha ajo.

Ndërsa  duke u bazuar gjithmonë në kufijtë financiar, të cilët janë vendosur paraprakisht nga BE, Hoxha  ftoj përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës,  që të  prezantojnë propozimet për projektet e tyre dhe të paraqesin se cilat janë prioritetet më të rëndësishme të tyre.

Ndërkaq Luigi Brusa nga zyra e BE-së në Kosovë tha se  strategjia e rishikuar do të miratohet nga komiteti IPA-s dhe në prill të vitit 2020, do t’i kenë  për Kosovën  rreth 600 milionë euro. Nga kjo shumë sipas tij rreth 200 milionë euro janë ndarë për periudhën 2019-2020 dhe se ky aktivitet  që po e fillon sot, ka të bëjë me programimin e  shumës së fundit.

Brusa: Ministritë brenda 30 ditësh t’i prezantojnë propozimet e tyre

“Lista e projekteve duhet të jetë në përputhje me strategjinë për Kosovën, apo strategjinë e rishikuar. Në strategjinë e rishikuar, është shtuar një sektor mjedisi.  Ka dhe  dy kapituj të mëdha për përkrahje si demokracia dhe sundimi i ligjit, ku përkrahim demokracinë, qeverisjen e  mirë, të drejtat themelore dhe përkrahje në sundimin e ligjit. Një tjetër përkrahje ka të bëjë me konkurrencën dhe zhvillimin. . Ka dhe fusha të ndryshme që  do të targetohen, ,jedisi, ndryshimi klimatik, bujqësia, arsimi punësimi dhe politikat sociale.  Ne kemi pranuar tashmë  disa ide nga disa ministri të linjës,  por e rëndësishme  është që ta bëjmë përkrahjen tonë efektive dhe efikase që të dalim me ide të maturuara, të mirë të identifikuara, me objektiva dhe aktivitete dhe rezultate të qarta, në aspektin e cilësisë dhe sasisë”tha ai.

Në këtë takim u paraqitën propozimet dhe projektet që priten të financohen nga BE-ja, me IPA 2019, IPA 2020. /S.Zogaj/

***

Është mbajtur takimi iniciues, ku do të bëhen të ditura afatet kohore dhe sektorët që do të përkrahen nga programet kombëtare për Kosovën, IPA 2019 dhe IPA 2020, të financuara nga Bashkimi Evropian.

Ministrja e Integrimit Evropian Dhurata Hoxha me këtë rast ka thënë se kanë për qëllim që duke filluar nga tani, deri në mesin e vitit të ardhshëm të kryejnë programin IPA 2019 dhe IPA 2020, që kap shumën e rreth 200 milionë eurove.

“Qëllimi pse po fillojmë tash është që të kemi kohë të përqendrohemi në fazën e planifikimit për instrumentin e ri që do të zhvillohet në periudhën e re financiare të BE së 2021-2027. Sot përfaqësuesit e zyrës së BE-së do të na njoftojnë rreth kufijve financiar të programeve 2019- 2020 në mënyrë më të saktë. Afatet kohore të nevojshme për të dorëzuar kërkesat nga ana jonë tek ne për financim si dhe rreth sektorëve, të cilët do të financohen dhe modalitetet e zbatimit të projekteve në këta sektor”, u shpreh ajo.

Hoxha ka treguar se Ministria ka pranuar një numër propozimesh nga institucionet e Kosovës, dhe për këto kërkesa ka njoftuar zyrën e BE-së.

“Është koha që duke filluar nga sot së bashku të nisim një dialog rreth institucioneve te BE së dhe Kosovës rreth ideve më të mira për mbështetje. T’i përcaktojmë prioritetet që na ndihmojnë të avancojmë rrugën tonë më procesin drejtë integrimit evropian. Ftoj përfaqësuesit e institucionet e Kosovës të bëjnë propozimin e projekteve të tyre dhe t’i paraqesin prioritetet e tyre. Pas kësaj Ministria qëndron e hapur për bashkëpunim dhe mbështetje që sa më mirë të definohen këto projekte”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat