Mbahet mbledhje komemorative për diplomatin Xhafer Ahmeti

Aktuale

Mbahet mbledhje komemorative për diplomatin Xhafer Ahmeti

Më: 25 qershor 2018 Në ora: 14:32
Mbledhje komemorative për diplomatin Xhafer Ahmeti

Me rastin e ndarjes nga jeta, e tashmë të ndjerit, Xhafer Ahmeti, diplomatit të Republikës së Kosovës në Mal të Zi dhe për shumë vjet drejtor i Protokollit të Shtetit, Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, ka organizuar një mbledhje komemorative në Teatrin Kombëtar në Prishtinë.

Në këtë tubim kanë marrë pjesë personalitete të larta vendore e ndërkombëtare, familjarë të të ndjerit dhe kolegë nga MPJ.

Me këtë rast, fillimisht para të pranishmëve ka folur Ambasadori i Republikës së Kosovës në Malin e Zi, Skënder Durmishi, i cili ka shpalosur kujtime nga veprat dha angazhimet e të ndjerit Ahmeti gjatë karrierës së tij në diplomaci dhe në përgjithësi kontributin e tij në shtet ndërtimin e Kosovës.

Në vazhdim, me një fjalim për rolin Ahmetit si një diplomat i suksesshëm ka folur edhe zëvendëskryeministri dhe ish ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, duke e kujtuar Ahmetin si një personalitet me shkathtësi dhe përgjegjësi të larta shtetërore.

Në emër të familjes së të ndjerit, para të pranishmëve ka folur vëllai i Ahmetit, Myrteza Tërsteni, i cili edhe ka falënderuar pjesëmarrësit e mbledhjes komemorative për ngushëllimet dhe mbështetjen për familjen.

Xhafer Ahmeti së fundi ka qenë diplomat i Republikës së Kosovës në Mal të Zi dhe për shumë vjet ka drejtuar Protokollin e Shtetit. Ai, ka qenë njëri nga diplomatët e parë pas pavarësisë.

Ahmeti ka ndërruar jetë të enjten, më 21 qershor, 2018 në moshën 52 vjeçare.

Pas vetes ka lënë gruan dhe dy djemë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat