Gashi po merr pjesë në konferencën “Security Document World 2018”

Aktuale

Gashi po merr pjesë në konferencën “Security Document World 2018”

Më: 25 qershor 2018 Në ora: 19:44
Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi

Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi dhe Hermann Sterzinger , ekspert nga kompania gjermane ,,Veridos’’, prezantuan patentë shoferin mobil, në konferencën botërore “Security Document World 2018” në Londër.

Nga data 25 deri më 27 qershor mbahet konferenca botërore “Për sigurinë e të dhënave të sigurta të identitetit  të qytetarëve, si dhe zgjidhjet e identitetit, për e-pasaporta, eID kartë,  vizat e identitetit, si dhe të kontrollit kufitar përmes sistemit të eID-ve".

Ministri Gashi paraqiti projektin e patentë shoferëve mobil, të implementuar në Kosovë, për identifikimin e qytetarëve përmes telefonave të mençur.

Në këtë konferencë ministri theksoi se Republika e Kosovës ka filluar me një projekt madhor, për një dokument të identifikimit, por jo për një dokument fizik, por për një zgjidhje  mobile, që zëvendëson patentë shoferin fizik.

Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës në bashkëpunim me kompaninë “Veridos”  nga Gjermania, kanë ofruar një zgjidhje komplementare digjitale, për tu bashkuar me programin  e patentë shoferit fizik.

Ky dokument ofron integritetin e fuqishëm dhe sigurinë e të dhënave në çdo kohë, një ndërlidhje e të dhënave të qytetarit, si dhe lehtë për t'u përdorur, besueshmëri e përkryer për dëshmi – dhe jo falsifikim të identitetit.

Të gjithë qytetarët e Kosovës që kanë patentë shoferin e vlefshëm mund të shkarkojnë aplikacionin RKSmobileID dhe ta përdorin atë.

Ndryshe, nga data 23 shkurt 2018 Republika e Kosovës për herë të parë në botë ka filluar lëshimin e patentë shoferëve mobil.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat