Tahiri: Kodi i ri Civil do ta bëjë Kosovën më të qasshme, të besueshme dhe të barabartë për të gjithë qytetarët

Aktuale

Tahiri: Kodi i ri Civil do ta bëjë Kosovën më të qasshme, të besueshme dhe të barabartë për të gjithë qytetarët

Më: 26 qershor 2018 Në ora: 15:46
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, së bashku me shefen e Zyrës së BE-së/përfaqësuesen e posaçme të Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, morën pjesë sot në tryezën e fushatës informuese “Kodi Civil modern qëndron për diversitet dhe mundësi”.

Ministri Tahiri, me këtë rast shprehu edhe njëherë përkushtimin e tij që përmes ndryshimeve legjislative, Kosova  të bëhet e qasshme, e besueshme dhe e barabartë për të gjithë qytetarët.

“Si ministër i Drejtësisë, jam i plotësisht i vetëdijshëm për këtë dhe çdo ditë po përpiqemi që shtetin ligjor ta bëjmë më të qasshëm, të besueshëm dhe të barabartë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës. Drejtësia ka disa kuptime. Por përditshmëria e një shoqërie të lirë, të drejtë dhe në të cilën funksionin rendi dhe ligji, më së miri kuptohet përmes drejtësisë që rregullon fushën civile të marrëdhënieve në mes njerëzve” tha ministri Tahiri.

Për më shumë, ministri Tahiri theksoi se Kodi i ri Civil që do të avancojë edhe më tej sigurinë juridike në krijimin e marrëdhënieve civile.

“Kodi Civil i Republikës së Kosovës do të garantojë zbatimin unik të parimeve të drejtësisë civile duke krijuar sigurinë juridike të nevojshme në krijimin, avancimin dhe ndërtimin e marrëdhënieve civile, qoftë të natyrës familjare, pronësore apo të atyre të biznesit” tha ministri Tahiri.

Shefja e Zyrës së BE-së/PPBE, Natalia Apostolova, nënvizoi rëndësinë e konsultimeve të tilla publike ku qytetarët mund të marrin pjesë në draftimin e legjislacionit kyç, sikurse që është kodi civil. Ajo tha se kodi i ri do të ndihmojë në harmonizimin më MSA-në në rregullimin e çështjeve që ndërlidhen me pronën, familjen, trashëgiminë dhe obligimet në një mënyrë jo diskriminuese, duke përmirësuar në veçanti të drejtat pronësore të femrës.

Tryeza, që u organizua nga Ministria e Drejtësisë, e përkrahur nga Programi i Kodit Civil i financuar nga Bashkimi Evropian, mblodhi akterët institucionalë dhe akademikë, duke përfshirë profesionistët ligjorë dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile, për të diskutuar dhe kontribuar në procesin e hartimit të kornizës ligjore për çështjet civile në përputhje me standardet e BE-së dhe vlerat e saj të barazisë dhe të drejtave civile.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat