Sveçla: Hashim Thaçi është peng i Gjykatës Speciale

Aktuale

Sveçla: Hashim Thaçi është peng i Gjykatës Speciale

Më: 27 qershor 2018 Në ora: 23:32
Xhelal Sveçla

Deputeti i Vetëvendosjes, Xhelal Sveçla ka thënë se Hashim Thaçi po kidnapon një rol që nuk i takon fare.

“Hashim Thaçi po kidnapon një rol që nuk i takon fare. Është për t’u habitur qëndrimi i qeverisë, e cila po abstenon nga ky proces aq i rëndësishëm për vendin”, deklaroi deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, tha se Hashim Thaçi i ka sjellë dëme Kosovës, por nëse ka sjellë diçka të mirë nga ndonjë marrëveshje, ato nuk janë zbatuar fare.

“Kemi një përvojë jashtëzakonisht të keqe me Hashim Thaçin në raport me bisedimet me Serbinë. Ai na ka sjellë marrëveshje shumë të dëmshme për vendin. Nëse ka sjellë diçka të mirë nga ndonjë marrëveshje, ato marrëveshje nuk janë implementuar”, ka deklaruar Xhelal Sveçla.

Peng të Gjykatës Speciale e ka quajtur më tej deputeti Sveçla, presidentin Hashim Thaçi.

“Gjenda e Hashim Thaçit është për t’u diskutuar. Ai është peng i Gjykatës Speciale, peng i fatit të tij për të ardhmen, dhe rrjedhimisht ai po mundohet me çdo kusht të mbetet faktor në skenën politike, në mënyrë që të shpëtoj vetë veten”, ka thënë më tej Sveçla duke shtuar se Thaçit nuk i intereson më për fatin e Kosovës.

Sveçla ka thënë se të gjitha kërkesat e Serbisë për t’u diskutuar, Hashim Thaçi po i pranon duke u shndërruar në një argat të presidentit serb.

“Thaçi është bërë argat i Vuqiçit tashmë, sepse të gjitha kërkesat që Serbia po i kërkon për t’u diskutuar, ai po i pranon”, ka përfunduar deputeti opozitar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat