Njësitë e reagimit të shpejtë i bashkëngjiten FIT-it në Mitrovicë

Aktuale

Njësitë e reagimit të shpejtë i bashkëngjiten FIT-it në Mitrovicë

Më: 28 qershor 2018 Në ora: 08:32
Njësia FIT, Foto arkiv

(E plotësuar) -  Pjesëtarë të Njësisë së reagimit të shpejtë (NJRSH) të policisë nga qytete të ndryshme të Kosovës, i janë bashkëngjitur pjesëtarëve të FIT-it në bazën e Njësisë speciale ‘Belveder’ në Mitrovicë.

Burime të kp brenda bazës ‘Belveder’ kanë bërë të ditur se pjesëtarë të NJRSH-së nga Prizreni kanë arritur tashmë në këtë bazë, ndërsa pritet ardhja e këtyre njësive edhe nga qytetet tjera të Kosovës.

Ata janë në pritje të një urdhri për të intervenuar në rast nevoje.

Ndryshe, derisa drejtori i zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq dhe ministri i Arsimit, Mlladen Sharqeviq, aktualisht ndodhen në veri të Mitrovicës, ministrit serb të Mbrojtjes, Aleksandar Vulin i është ndaluar hyrja në Kosovë, ku sot serbët festojnë ‘Vidovdanin’.

***

Rreth 50 pjesëtarë të FIT, janë stacionuar në bazën e njësisë speciale ‘Belveder’, në Mitrovicë.

Ata janë në pritje të një urdhri për të intervenuar në rast nevoje.

Përndryshe, ministrit të Mbrojtjes, Aleksandër Vulin iu është ndaluar hyrja në Kosovë, ku sot serbët festojnë festën të cilën e quajnë ‘Vidovdan’.

 

Njësia Speciale niset drejt Veriut, Policia jep detajet

Zëvendëskomandanti i Policisë për rajonin e Veriut, Besim Hoti, ka thënë se forcat e shtuara të policisë të cilat janë parë sot nuk kanë të bëjnë me urdhrin e Qeverisë për ndalimin e Aleksandër Vulinit, por për përcjelljen e kolonës së automjeteve që kanë ardhur nga Serbia për festën e Vidovdanit në Graçanicë dhe Gazimestan.

“Kjo është përcjellja e kolonës që shkon për Vikovdan në Graçanicë dhe Gazimentan”, ka thënë Hoti.

Duke folur për urdhrin e ndalimit të Vulinit për të hyrë në Kosovë, Hoti ka thënë se ai është vendim i Qeverisë dhe do të zbatohet.

“Ai është vendim i Qeverisë dhe policia duhet ta zbatojë”, ka shtuar ai.

Njësia Speciale niset drejt Veriut

Njësia Speciale e Kosovës është nisur drejt Veriut të Kosovës.

Këtë rrugë ata e kanë marrë pasi Ministrit serb të Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, i është ndaluar të marrë pjesë nesër në Gazimenstan për festën e Vidovdanit.

Lajmin për ndalimin e hyrjes së ministrit serb e ka konfirmuar dje edhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.

I pyetur në lidhje me zyrtarët serbë që kanë kërkuar leje të hyjnë në territorin e Kosovës për manifestimet e nesërme, Pacolli tha se vetëm ministrit të Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin i është ndaluar hyrja.

Ministri Pacolli nuk ka dhënë përgjigje në lidhje me arsyen e refuzimit të kërkesës së Vulinit.

Sot pritet të mbahen manifestime për festën religjioze ortodokse – Vidovdanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat