Thaçi i raporton qeverisë për takimin me Vuçiqin

Aktuale

Thaçi i raporton qeverisë për takimin me Vuçiqin

Më: 29 qershor 2018 Në ora: 10:26
Hashim Thaçi

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi do të raportojë sot para kabinetit qeveritar. Presidenti Thaci sot në orën 11:30 do të raportojë para Kryeministrit dhe ministrave për takimin e të dielës së kaluar në Bruskel me homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiq.

Këtë e kanë konfirmuar për kallxo zyrtarë të zyrës për media të Kryeministrisë.

Kjo nuk është hera e parë që Thaçi i drejtohet Qeverisë së Kosovës. Ai kishte folur edhe për 10 vjetorin e pavarësisë para kabinetit qeveritat, praktikë kjo jo e shpeshtë në Kosovë.

Lidhur me këtë takim, dje Thaçi i ishte drejtuar mediave në një konferencë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat