Haradinaj: NATO ka bërë punë të madhe për Kosovën

Aktuale

Haradinaj: NATO ka bërë punë të madhe për Kosovën

Më: 29 qershor 2018 Në ora: 11:19
Ramush Haradinaj në takim një delegacion të NATO-s

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim një delegacion 14 anëtarësh, ish-ushtarakë dhe civilë, nga vende të ndryshme të botës që kishin shërbyer në Kosovë nga paslufta, përgjatë fazës së tranzicionit të TMK-së në FSK, si përfaqësues të ekipit Këshillues të NATO-s.

Me këtë rast, kryeministri falënderoi delegacionin për mbështetjen dhënë Kosovës në periudhat e tranzicionit, me theks të veçantë falënderoi ekspertët e NATO-s që kanë punuar në transformimin e Trupave Mbrojtëse të Kosovës në Forcë të Sigurisë së Kosovës. 

“Është bërë një punë e madhe nga ekipet e forcave të NATO-s dhe për këtë i jemi mirënjohës gjithë jetën Aleancës Veri-Atlantike. Forca e Sigurisë së Kosovës, sot është forcë multietnike, me profesionalizëm dhe e përgatitur sipas standardeve të NATO-s, e gatshme që të kontribuojë për paqe në Kosovë, në rajon dhe në botë”, tha Haradinaj.

Më tej, kryeministri Haradinaj, foli edhe për proceset nëpër të cilat po kalon vendi, duke theksuar se Kosova ka shënuar progres dhe tani pret rastin e madh për të udhëtuar pa viza.

“Edhe pse i kemi plotësuar të gjitha kriteret, jemi vendi i vetëm që nuk mund të lëvizim lirshëm”, tha kryeministri Haradinaj, i bindur se qytetarët e Kosovës shumë shpejt do të marrin lajmin e shumëpritur për liberalizim të vizave.

Në këtë takim është biseduar edhe për anëtarësimin e Kosovës në organizata të ndryshme ndërkombëtare.

Nga ana tjetër, delegacioni 14 anëtarësh, ish-ushtarakë dhe civilë, falënderuan kryeministrin  Haradinaj për pritjen, duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim dhe ndihmë të mëtejshme për Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat