Ambasadori Delawie: Është edhe një kodër tjetër për Kosovën

Aktuale

Ambasadori Delawie: Është edhe një kodër tjetër për Kosovën

Më: 29 qershor 2018 Në ora: 17:58
Greg Delawie

(E plotësuar) - Ambasadori amerikan, Greg Delawie i porositi liderët vendor, që të bashkohen rreth dialogut me Serbinë, në mënyrë që sa më shpejt të arrihet një marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë.

Në pritjen tradicionale të organizuat sonte nga Ambasada amerikane për të shënuar Pavarësinë e SHBA-ve, ambasadori u kërkoi institucioneve vendore që ta luftojnë korrupsionin, në mënyrë që të krijohet një ambient i duhur biznesor.

Delawie: Kosova po ndërton një shoqëri multietnike

“Hap pas hapi, Kosova po ndërton një shoqëri multietnike, përparimtare me një ekonomi të fuqishme. Si në çdo demokraci edhe puna juaj duhet të vazhdojë. Nelson Mandela njëherë ka thënë ‘pas ngritje së një kodre të madhe ka mjaft kodra të tjera për t’iu ngjitur’. Pra edhe Kosova ka mjaft kodra të mëdha për t’iu ngjitur, është dialogu me Serbinë... Kosova duhet t’i tejkalojë dallimet me Serbinë dhe të arrijë një marrëveshje finale me të”, tha ai.

Delawie tha se Republika e Kosovës për një kohë të gjatë ka qenë e rënduar nga shenja e asteriksit,  që ka penguar ndërkombëtarisht, dhe siç tha ai për këtë arsye “ju jeni duke e paguar çmimin. Për këtë arsye bizneset ndërkombëtare ju quajnë servis politik”.

Delawie: Ky çmim është një sfidë drejt zhvillimit ekonomik të Kosovës

“Ky çmim është një sfidë drejt zhvillimit ekonomik të Kosovës. Kosova nuk do të jetë pjesë e NATO-s pa arritur normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Pasojat e kësaj janë të paarritshme. Prandaj kjo është që Kosova është e shënuar yllin, asteriksin. Nuk ka asgjë tjetër për veç të arithet një marrëveshje finale me Serbinë”, tha ai dhe porositi liderët vendor që në diskutim duhet të tregojnë lidership të vërtetët, që ta gjejnë mënyrën për t’i realizuar qëllimet dhe për të përgatitur rrugën drejtë BE-së.

Delawie: Është edhe një kodër tjetër për Kosovën

“Në të njëjtën kohë është edhe një kodër tjetër për Kosovën për t’u ngjitur, luftimi i korrupsionit. Zyrtarët publik kanë përgjegjësi që t’i vënë interesat e shtetit dhe kjo vlen për të gjithë zyrtarët publik, policët, zyrtarët e gjykatave, gjykatësit, prokurorët, që të ketë një luftë sistematike kundër korrupsionit, sepse është thelbësore për qëllimet që dëshiron t’i realizojë Kosova”, tha ambasadori amerikan.

Ai tha se arsimi, energjia dhe siguria në Kosovë dhe një ambient transparent biznesor, janë thelbësore ku të rinjtë të besojnë se mund të bëjnë diçka nga vetja e tyre në shtetin e tyre.

Thaçi: Pa arritje të marrëveshjes me Serbinë, pengesat për Kosovën vazhdojnë

Në rezidencën e ambasadorit amerikan, Greg Delawie, sonte është mbajtur ceremonia e shënimit të 242 vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë politikanët kryesorë kosovarë, pjesëtarëve të Shoqërisë Civile, mediave, kulturores, sportit, etj.

Të pranishëm kanë qenë edhe presidenti dhe kryeministri, Hashim Thaçi, përkatësisht, Ramush Haradinaj.

Në fjalimin e tij drejtuar të pranishmeve, presidenti Thaçi tha se 4 Korriku, Ditën e Pavarësisë së Amerikës, kosovarët e festojnë sikur të ishte festë shtetërore e Kosovës.

“Kjo është e kuptueshme për shtetin me pro amerikan në botë. Kështu ka qenë dhe do të mbetet, sepse vlerat tona i bashkohen popullit amerikan”, tha ai.

Sipas Thaçit, Kosova i ka pranuar këto vlera dhe po punon për të qenë pjesë e BE-së, NATO-s dhe OKB-së.

“Ne jemi në rrugë të duhur për të arritur këtë qëllim. Luftimi i krimit dhe korrupsionit do ta lehtësojë këtë rrugëtim”, tha ai, duke shtuar se pengesa kryesore e këtij rrugëtimi mbetet arritja e marrëveshjes përfundimtare dhe ligjërisht të obligueshme për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

“Prandaj kjo e bënë dialogun e pashmangshëm për të ardhmen tonë… Kjo kërkon përgjegjësi nga të gjithë ne, partitë, institucionet, mediat, OJQ-të”, tha presidenti kosovar.

Në këtë rrugë, shtoi ai, Kosova e ka mbështetjen e parezervë të SHBA-ve, BE-së dhe të gjithë partnerëve tanë të cilët duan të shohin Kosovën dhe rajonin në paqe.

“Prandaj ta respektojmë këtë mbështetje nga miqtë tanë”, tha ai në fund, duke uruar amerikanët në emër të kosovarëve për Ditën e Pavarësisë, 4 Korrikut.

Ambasadori amerikan tregon problemin më madhor të Kosovës 

Ambasadori amerikan Greg Delawie, tha se është viti që Kosova duhet të tejkalojë dallimet me Serbinë. Ambasadori amerikan ka bërë me dije se duhet të arrihet marrëveshje përfundimtare. Ai dërgoi porosi për bashkim sa i përket dialogut derisa shtoi se Kosova ka problem madhor, luftimin e korrupsionit.

“Vetëm kjo i hap Kosovës rrugën e integrimit”, tha Delawie.

“Ju ende vuani nga mosnjohja e shtetit, pasojat vërehen sidomos në aspektin ekonomik dhe në investime, ju nuk do të mund të bashkoheni në NATO ose EU pa normalizuar marrëdhëniet me Serbinë” shtoi ambasadori Delawie.

Ai dërgoi porosi për bashkim sa i përket dialogut derisa shtoi se Kosova ka problem madhor, luftimin e korrupsionit. Këto deklarata ai i bëri gjatë Ceremonisë së shënimit të 242 vjetorit të Pavarësisë së SHBA-së, që po mbahet në Prishtinë.

***

Me rastin e shënimit të ditës së pavarësisë së SHBA-ve, ambasadori i Sh.B.A.-ve në Kosovë, Greg Delawie organizon gosti.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat