“Thaçi e Haradinaj kampionët e korrupsionit, zhvatjes, lakmisë, izolimit dhe injorancës”

Aktuale

“Thaçi e Haradinaj kampionët e korrupsionit, zhvatjes, lakmisë, izolimit dhe injorancës”

Nga: D.RR Më: 29 qershor 2018 Në ora: 18:26
Ramush Haradinaj dhe Hashim Thaçi

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Haxhi Avdyli, Kosovën e quan vend të kontradiktave, pasi në një anë prodhon yje botëror që na bëjnë krenar, e në anën tjetër shteti po udhëhiqet nga Thaçi e Haradinaj kampionët e korrupsionit, zhvatjes, lakmisë, izolimit dhe injorancës.

“Zoti nuk të jep çdo gjë”, shkruan tutje Avdyli.

“Kosova e kontradiktave me vetëm 1.8 miliona banorë. Me një anë prodhon yje botëror të muzikës si Dua Lipa, Rita Ora, Era Istrefi që udhëheqin top listat . Dalin yjet e futbollit në botëror Xhaka ,Shaqiri, Xhemajli, Januzaj, e yje si Majlinda që shkëlqejnë. E në anën tjetër po kjo Kosovë udhëhiqet nga Thaçi e Haradinaj kampionët e korrupsionit, zhvatjes, lakmisë, izolimit dhe injorancës. Po thonë Zoti nuk të jep çdo gjë. Na kanë dhënë yjet që i kanë lakmi edhe popujt me miliardë banorë, e na ka dërguar udhëheqës që na bëjnë të turpërohemi edhe neve edhe ato yje”, ka shkruar Avdyli në Facebook, përcjell "Bota sot".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat