“Çfarë mendon Presidenti Thaçi se është duke udhëhequr dele, a?”

Aktuale

“Çfarë mendon Presidenti Thaçi se është duke udhëhequr dele, a?”

Nga: H.O. Më: 29 qershor 2018 Në ora: 21:33
Arkiv

Presidenti Hashim Thaçi sot i ka bërë thirrje spektrit politik që të jetë pjesë e dialogut në Bruksel. Ai ju ka drejtuar me fjalët se ‘ejani tregoni dijen dhe patriotizmin tuaj në tavolinën e bisedimeve’.

Këtë deklarim e bëri disa ditë pas takimit të fundit në Bruksel me Presidentin serb, Ivica Daçiç.

Njohësi i çështjeve politike, Leon Duhanaj thotë se kohët e fundit Presidenti Thaçi e ka humbur arsyen. Duhanaj thotë poashtu se Presidenti Thaçi nuk ka autorizim kushtetues për me udhëheq këtë dialog.

Image
Leon Duhanaj

“Presidenti Thaçi, me qasjen e tij, posaqërisht kohëve të fundit duket ta ketë humbur arsyen fare. Nuk e di njeri me çfarë logjike dëshiron ta marrë fatin e kombit n'dorë pa asnjë aitorizim. Çfarë mendon ai që po udhëheq, dele? Së pari nuk ka autorizime Kushtetuese me u marrë me çështje të tilla. Presidenti ka rol ekskluzivisht ceremonial, ndërsa ekzekutivi i takon Qeverisë. Megjithatë, për ketë temë, duhet të ketë rol kryesor Kuvendi i Republikës së Kosovës, i cili është edhe përfaqësuesi me legjitim i qytetarëve të vendit”, thotë Duhanaj.

Ai thotë poashtu se Presidenti Thaçi, me deklaratat e tij, po tregohet  edhe shumë i painformuar rreth temave të negocimit.

“Ai paralajmëron kompromise, pa u futë në negoaëciata fare, gjë që  në kulturën e negocimit mund të cilësohet si skualifikim, apo vetëvrasje politike. Unë as nuk kam dëgjuar e as lexu kurrë një qasje të tillë, të pa-ditun! Edhe faktori tjetës politik, nuk është pa përgjegjësi në ketë segment. Kalkulimet dhe pokeri politik i tyre, veç sa po i jep edhe më shumë argumente z. Thaçi  të ndjehet si njeri që duhet ta marrë fatin e kombit në duar”, thekson ai.

Duhanaj thotë se është koha që të gjithë të bëhemi pjesë e dialogut.

“Koha është të këndellemi. Të bëhen të gjithë pjesë e dialogut, të mandatohet një grup nga Kuvendi, qoftë edhe me z. Thaçi por jo pa ekip. Dialogu do të ndodhë, me apo pa dëshirën tonë. Neve na mbetet të zgjedhim, të jemi akter apo shikues”, thotë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat