Vetëvendosje reagon ashpër për rritjen e pagave

Aktuale

Vetëvendosje reagon ashpër për rritjen e pagave

Më: 30 qershor 2018 Në ora: 00:27
Albin Kurti

Lëvizja “Vetëvendosje” përmes një komunikate për media ka reaguar për rritjen e pagave për qeveritarët.

Sipas kësaj partie, çdo cent ministrave është cent i munguar në listën e barnave, ushqimin dhe lodrat në çerdhe dhe centin e babës e nënës që nuk i del muaji për bukë, rrymë, ujë s’e për libra jo se jo.

LVV-ja shpreh qëndrimin e saj se brutaliteti i vendimeve qeveritare kryesisht me përfitimet për veten i ka kaluar të gjitha skajet.

“Nuk i ka mjaftuar kapja e të gjitha bordeve të të gjitha ndërmarrjeve më strategjike të vendit. Nuk mjaftojnë as kontratat e paligjshme dhe paratë që po i marrin nën dorë iu deshën edhe këto direkt nga buxheti i shtetit”, thuhet në reagim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat