Ministri i AAK-së mohon se ka refuzuar pagën me rritje

Aktuale

Ministri i AAK-së mohon se ka refuzuar pagën me rritje

Më: 30 qershor 2018 Në ora: 15:44
Rrustem Berisha

Mediat kanë raportuar sot se përveç Bedri Hamëz, disa ministra të tjera kanë refuzuar pagën me rritje nga Qeveria e Kosovës. Abelard Tahiri, Besim Beqaj e Rrusten Berisha thuhej se nuk kanë pranuar pagën me rritjë këtë muaj.

Zyrtarë të Ministrisë së FSK-së kanë thënë se ministri Rrustem Berisha e ka pranuar rritjen e pagës, por se nuk e kanë proceduar këtë brenda kohës së caktuar për të marrë pagën këtë muaj më shumë.

“Respektojmë vendimin e Qeverisë së Kosovës. Pagën do ta marrim me rritje, por këtë herë nuk është proceduar me kohë, për shkak të disa procedurave” ka thënë një zyrtar i ministrisë së FSK-së për Indeksonline.

Vendimi për rritjen e pagave ka marrë tashmë edhe një interpretim nga Gjykata Kushtetuese, e cila pavarësisht pretendimeve të opozitës nuk e kishte cilësuar atë si jokushtetues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat