Kosova pjesëmarrëse në takimin e Këshillit të OBD-së

Aktuale

Kosova pjesëmarrëse në takimin e Këshillit të OBD-së

Nga: D.RR Më: 30 qershor 2018 Në ora: 15:47
Kosova pjesëmarrëse në takimin e Këshillit të OBD-së

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka njoftuar se sot në Bruksel, Kosova do të jetë pjesëmarrëse si anëtare e plotë dhe e barabartë e Organizatës Botërore të Doganave në Bruksel, në takimin e Këshillit të OBD-së. 

Ai ka shtuar se përpjekjet e tyre nuk do të ndalen asnjëherë për të bërë Kosovën një anëtare të plotë dhe të barabartë të bashkësisë ndërkombëtare.

“Përkundër përpjekjeve të Serbisë për të penguar pjesëmarrjen e Kosovës, delegacioni ynë ka ushtruar të drejtat dhe obligimet sikurse të gjithë anëtarët e tjerë. E uroj zgjedhjen e Sekretarit të Përgjithshëm Kunio Mikuriya nga Japonia dhe Kryesuesin e Këshillit Enrique Cannon nga Uruguai”, ka shkruar Pacolli në profilin e tij në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat