Mehmeti reagon pas vrasjes së të riut në Prizren: President po udhëheq varreza!

Aktuale

Mehmeti reagon pas vrasjes së të riut në Prizren: President po udhëheq varreza!

Nga: N.Sh Më: 30 qershor 2018 Në ora: 22:58
Hashim Thaçi

Aktivisti i shoqërisë civile Kushtrim Mehmeti, pas vdekjes së 17 vjeçarit në Prizren ka kërkuar të mbahet ditë zie në Kosovë.

Mehmeti thotë se, sot e vrajtëm një të mitur dhe më shumë se kurrë duhet të mbajmë ditë zie.

Ai shkruan në rrjetin social facebook, se për të udhëhequr duhet njerëz, por këta politikanët tanë po udhëheqin varreza.

Ja postimi i Mehmetit:

President flamurin në gjysmështizë

Sot u vra një i mitur. Sot më shumë se kurrë duhet të mbajmë zi. Sot vrajtem një të mitur. Mos harro që për të udhëhequr të duhen njerëz dhe kështu siç po jetojmë brenda një kohe të shkurtër do udhëheqësh varreza (ani pse dallimi ynë me varreza është se epitafet atyre ua shkruajmë ne kurse ne as epitafe për vete s'jemi të zotët të shkruajmë.

Policia tha: "kush po ju thotë që duhet te arrestohet dikush pse vdiq një 16-17 vjeçar (pak rëndësi ka mos ai ishte i mitur) vdiq ne vendin e tij të punës.

President për kë po i bëni bisedimet sepse deri t'i përfundoni ato ne do vdesim.

Kryeministër për kënd po i liberalizoni vizat sepse para dy dite shkoi një shok i imi me vizë pune e nuk kthehet më, dje u vetëvra një tjetër sepse nuk kishte shpresë e perspektiv e sot u vra një i mitur në vendin e tij të punës.

Dje vdiq Valoni, sot një tjetër dhe statistikat po tregojnë për holokaust modern. Hashim e Ramush, sot më shumë se kurrë kemi ditë zije sot e nesër duhet vetëm të vajtojmë e protestojmë sepse radha e njerëzve që po presin vdekjen po pakesohet, skllaverimi modern po shtohet e ju po na flisni muhalife, falni Çakorrin, falni milionat por mbrona jetën ose e mbrojmë ne por ashtu siç na ke mesuar Heroi Adem Jashari e ajo është lufta kundër të keqes e momentalisht e keqja jeni ju dhe ata që ju rrethojnë.

Sot, e nesër e deri ne momentin e fundit flamurin ne gjysmështizë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat