Thaçi: Kam besim tek Kurz për të shtyrë përpara agjendën evropiane të Kosovës

Aktuale

Thaçi: Kam besim tek Kurz për të shtyrë përpara agjendën evropiane të Kosovës

Nga: A.M. Më: 1 korrik 2018 Në ora: 12:50
Hashim Thaçi dhe Sebastian Kurz

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se ka besim të plotë në vizionin dhe energjinë e kancelarit austriak, Sebastian Kurz, për të shtyrë përpara agjendën evropiane të Kosovës dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Po ashtu,Thaçi ka falënderuar edhe kryeministrin bullgar, Boyko Borissov, për mbështetjen e dhënë  shteteve të Ballkanit Perëndimor, në gjashtë muajt e fundit të kryesimit të presidencës së Bashkimit Evropian.

Postimi i plotë:

Presidenca e BE-së nga Bullgaria dhe Samiti i Sofjes ishin një sukses i plotë dhe një hap i madh përpara drejt jetësimit të aspiratës sonë për anëtarësim në BE. E falënderoj kryeministrin bullgar, Boyko Borissov, për rolin dinamik në mbështetje të shteteve të Ballkanit Perëndimor, në gjashtë muajt e fundit të kryesimit të presidencës.

Presidencën e BE-së tani e merr një shtet tjetër mik i Kosovës, Austria. Unë kam besim të plotë në vizionin dhe energjinë e kancelarit austriak, Sebastian Kurz, për të shtyrë përpara agjendën evropiane të shtetit tonë dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Ne duhet të vazhdojmë me zbatimin e reformave të rëndësishme politike dhe ekonomike, të nevojshme në rrugën e pakthyeshme drejt anëtarësimit në BE. HTH

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat