Thaçi: Delegatët e 2 korrikut artikuluan me guxim dhe maturi vullnetin e qytetarëve

Aktuale

Thaçi: Delegatët e 2 korrikut artikuluan me guxim dhe maturi vullnetin e qytetarëve

Më: 2 korrik 2018 Në ora: 11:24
Hashim Thaçi

Presidenti, Hashim Thaçi, sot ka kujtuar 28 vjetorin e Shpalljes së Deklaratës së 2 korrikut 1990.

“Ishte një akt konstitucional për realizimin e aspiratave të popullit tonë për shtetësinë e Kosovës”.

“Delegatët e Kuvendit të atëhershëm të Kosovës, me guxim, maturi dhe pjekuri politike e artikuluan vullnetin e qytetarëve, i cili çoi drejt lirisë dhe pavarësisë së Kosovës”, ka thënë Thaçi.

“Pas shumë zhvillimeve historike, Kosova më në fund realizoi projekte të mëdha politike: çlirimin, tranzicionin dhe pavarësinë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat