BE nuk preferon ndryshimin e formatit të dialogut

Aktuale

BE nuk preferon ndryshimin e formatit të dialogut

Më: 2 korrik 2018 Në ora: 14:45
Ilustrim

Zyrtarët e Bashkimit Evropian konsiderojnë se ndryshimi i dialogut Prishtinë-Beograd nuk do të përshpejtojë arritjen e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy palëve.

Sipas tyre, një zhvillimi i tillë i ngjarjeve vetëm mund të dobësojë dialogun dhe në vend se të merren me gjëra esenciale, negociuesit do të merreshin për një kohë se kush do të përfshihej në dialog.

Kështu kanë thënë për agjencinë Beta burime të njohura me dialogun brenda Komisionit Evropian në Bruksel, të cilët theksojnë se në takimin e fundit të presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe homologut të tij serb Aleksandar Vuçiq është dakorduar që të forcohet dhe shtohen përpjekjet për arritjen e marrëveshjes juridike gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Sa i përket asaj se SHBA në dialogun Beograd-Prishtinë dëshiron të ketë përshpejtim për zgjidhjen përfundimtare të marrëdhënieve të të dy palëve dhe Kosova po i kërkon Uashingtonit angazhimin direkt në dialog, burimet në EEAS thonë se amerikanët janë adresuar drejtpërdrejt deri më tani në dialog.

Burimet diplomatike në BE thonë se nuk është e këshillueshme të ndryshohet formati i dialogut, meqë fuqia dhe vrulli do të humbasin.

Sipas tyre, nëse amerikanët përfshihen drejtpërdrejt në dialog, Beogradi do të kërkojë përfshirjen e Rusisë në negociata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat