Burjani: Vetëvendosje kallëzimin penal kundër rritjes së pagave, po e bën për marketing politik

Aktuale

Burjani: Vetëvendosje kallëzimin penal kundër rritjes së pagave, po e bën për marketing politik

Nga: H.O. Më: 3 korrik 2018 Në ora: 08:56
Blerim Burjani

Njohësi i çështjeve juridike, Blerim Burjani thotë se Gjykata Kushtetuese nuk merret me vendime, si ajo e rritjes së pagave, por duhet drejtuar tek prokuroria e cila duhet të reagojë nëse ka fakte për keqpërdorim dhe konflikt interesi.

Sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje këtë po e bënë vetëm për marketing politik.

Image
Blerim Burjani

“Gjykata Kushtetuese nuk ka përkrahë vendimin e  qeverisë për rritje të pagave, por vendimi është se kjo gjykatë nuk merret me procedurat institucionale siç janë nxjerrja e ligjit për paga dhe për segmente tjera institucionale, pra kjo është e kot fare. Kjo është marketing i këtij subjekti politik, asgjë as më pak, nëse duhet me dhënë përgjegjësi dikush, duhet mandatari dhe stafi kabinetik për konflikt interes. Vetëm nëse ngritën procese ndaj konfliktit të interesit që duhet prokuroria të reagojë nëse ka fakte për keqpërdorim dhe konflikte interesi, për tjerat janë marketing dhe reklama politike, që askujt nuk i bëjnë përshtypje”, thotë Burjani për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat