Foto që flet më shumë se fjalët, realiteti i hidhur i popullit në Kosovë

Aktuale

Foto që flet më shumë se fjalët, realiteti i hidhur i popullit në Kosovë

Nga: N.H Më: 3 korrik 2018 Në ora: 22:55
Ilustrim: Haradinaj dhe një qytetar

Qeveria e Kosovës edhe zyrtarisht më 20 dhjetor të vitit të kaluar kishte marr vendim për rritjen e pagave për kryeministrin dhe pjesës tjetër të kabinetit të qeverisë.

Paga e Haradinajt që kishte qenë 1,443.20 euro, tani me vendimin e fundit të marrë, kjo pagë është rritur në 2,950 euro, rritje kjo për 100 për qind.

Por, një vendim i tillë u kundërshtua në masë të madhe nga opozita, shoqëria civile si dhe nga qytetarët.

Së fundi, në rrjetet sociale është duke qarkulluar edhe një fotografi, me një realitet të hidhur.

Në këtë foto shihet kryeministri Haradinaj në një seancë të Kuvendit duke fjetur, i cili merr një pagë mbi 2.900 euro. E, në anën tjetër, një qytetar i zhytur në baltë, që merr një pagë jo më shumë se 250 euro.

Komente të shumta negative ka marrë kjo fotografi, ku qytetarët e kundërshtojnë-kritikojnë ashpër Haradinaj për vendimin e fundit.

Image

Kujtojmë se punonjësit në sektorin privat paguhen më pak, sesa ata të cilët punojnë në sektorin publik.

Ndërkohë, dihet se burimi kryesor i të hyrave për ekonomitë familjare në Kosovë është nga sektori privat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat