Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë 242 vjetorin e pavarësisë

Aktuale

Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë 242 vjetorin e pavarësisë

Më: 4 korrik 2018 Në ora: 07:07
Flamuj të Amerikës dhe Kosovës në sheshin kyesor të Prishtinës

Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë çdo 4 Korrik – Ditën e Pavarësisë. 4 Korriku shënon këtë vit 242-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Deklarata e Pavarësisë është një dokument ku 13 kolonitë e Mbretërisë së Bashkuar nga Amerika e Veriut shpallën pavarësinë nga Mbretëria e Bashkuar. Dokumenti i Pavarësisë u ratifikua më 4 Korrik 1776.

Kushtetuta amerikane, e nënshkruar në vitin 1787 përshkruan më pas bazën dhe strukturën e qeverisë të Shteteve të Bashkuara, e cila është e ndarë në tri degë, në ato ekzekutive, legjislative dhe juridike, pra Presidenti, Kongresi dhe Gjykata e Lartë.

Për nder të 4 korrikut, 242 vjetorit të Pavarësisë së SHBA-ve, shoqata “Miqtë e Amerikës” në bashkëpunim me FSK-në organizojë një sërë aktivitetesh nw sheshin Sheshin “Bill Clinton” në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat