Limaj uron Ditën e Pavarësisë së Amerikës

Aktuale

Limaj uron Ditën e Pavarësisë së Amerikës

Më: 4 korrik 2018 Në ora: 11:43
Fatmir Limaj

Kryetari i Nismës Socialdemokrate njëherësh zëvendëskryeministër në qeverinë e Kosovës, Fatmir Limaj ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, më rastin e 4 Korrikut, Ditën e Pavarësisë.

Limaj thotë se bashkë me SHBA-të feston e gjithë bota liridashëse dhe të gjitha shtetet që përfaqësojnë vlerat e SHBA-ve. Sipas Limajt, qytetarët e Kosovës do t’i jenë përjetë mirënjohës SHBA-ve për kontributin e vazhdueshëm të dhënë për vendin.

“Kosova është e bekuar që ka miqësi me SHBA-te dhe miqësia me ta do të jetë e përjetshme”, ka shkruar ndër të tjera Limaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat