Haradinaj thërret në mbledhje Këshillin e Sigurisë së Kosovës

Aktuale

Haradinaj thërret në mbledhje Këshillin e Sigurisë së Kosovës

Më: 4 korrik 2018 Në ora: 20:20
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thirrur mbledhjen e rregullt të Këshillit të Sigurisë së Kosovës.

Në këtë mbledhje pritet që Këshilli i Sigurisë së vendit, të diskutojë për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në vend.

Nuk është bërë e ditur ora e fillimit të kësaj mbledhje vetëm se janë ftuar mediat të jenë në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës në ora 09:00, pasi do të ketë konferencë për media pas përfundimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat