Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu uron 242 vjetorin e pavarësisë së SHBA-së

Aktuale

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu uron 242 vjetorin e pavarësisë së SHBA-së

Më: 4 korrik 2018 Në ora: 22:15
Agim Aliu

“Festa e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është festë e gjithë popullit shqiptar, ekzistencën e së cilit e mbrojtën dhe promovuan burrështetas amerikan”. Kështu ka thënë kryetari i Ferizajt,Agim Aliu.

“Sot, mora pjesë në ceremoninë e festimeve për 4 Korrikun që u organizuan në Kampin Bondsteel. Falënderoj ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Shkëlqesinë e tij, Greg Delawie për mikpritjen dhe bisedën e këndshme që zhvilluam, kolonelin amerikan në Kampin Bondsteel Nick Ducich si dhe gjithë stafin për pritjen e organizuar”, ka thënë ai.

Ferizaj dhe ferizajasit, sipas tij,  janë me fat që kjo superfuqi botërore ka vënë themel në territorin e saj përmes Kampit Bondsteel.

“Mirënjohje e përjetshme kontributit të burrështetasve amerikan dhe forcave të armatosura amerikane përgjatë gjithë etapave historike nëpër të cilat kaloi populli shqiptar, veçanërisht gjatë luftës së fundit në Kosovë. Në cilësinë e Kryetarit të Ferizajt dhe personalisht përcjell urimet më të mira qytetarëve tanë dhe popullit mik amerikan. Populli i Kosovës është i bekuar me miqtë e saj në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës! Urime 4 Korriku - Dita e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës!”, ka thënë Aliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat