Nesër Kryeministri përgjigjet për 53 milionë eurot e humbura të shtetit

Aktuale

Nesër Kryeministri përgjigjet për 53 milionë eurot e humbura të shtetit

Më: 5 korrik 2018 Në ora: 00:05
Ramush Haradinaj

Në seancën e nesërme plenare do të mbahet Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Haradinaj do të përgjigjet në lidhje me vendimin e Qeverisë Nr.01/50 të datës 05.06.2018 për pagesën e 53 milionë eurove shtesë për kompaninë Bechtel & Enka në Kontratën për ndërtimin e Autostradës R6, “Arbën Xhaferi” Prishtinë-Hani i Elezit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat