Si vendosi Rugova t’ia jepte Bajram Rexhepit postin që Thaçi e donte? Tregon Haziri

Aktuale

Si vendosi Rugova t’ia jepte Bajram Rexhepit postin që Thaçi e donte? Tregon Haziri

Më: 5 korrik 2018 Në ora: 21:30
Bajram Rexhepi dhe Ibrahim Rugova

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka kujtuar kohën kur LDK-së, sipas tij, iu desh të bënte kompromis me postin e kryeministrit me Partinë Demokratike të Kosovës.

Meqë nuk e donte Hashim Thaçin, presidenti i atëhershëm, Ibrahim Rugova, kishte kërkuar më shumë propozime nga PDK'ja.

“Ishin pesë emra dhe presidenti Rugova nuk filloi t’i lexonte prej një deri te pesë po prej pesë. I fundit ishte Bajram Rexhepi, atë e zgjodhi”, ka thënë Haziri, duke përmendur se kjo u bë me qëllim që leximi i emrave mos të vazhdonte fare deri të numri një, e që ishte, Hashim Thaçi.

Kjo ishte qeveria e parë në të cilën Lidhja Demokratike bashkë-qeverisi me Partinë Demokratike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat