LDK'ja përkrah Thaçin për të udhëhequr dialogun, thotë Haziri

Aktuale

LDK'ja përkrah Thaçin për të udhëhequr dialogun, thotë Haziri

Më: 5 korrik 2018 Në ora: 22:53
Lutfi Haziri

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se ai është parimisht pro që presidenti Hashim Thaçi të udhëheqë palën e Kosovës në bisedimet me Serbinë.

“LDK-ja nuk lejon precedent që institucioneve të shtetit dhe bartësve të shtetit t’u bëjë përfaqësim në hije. Nëse është president, është president dhe i ka detyrat e tij kushtetuese. Ka zëra në Kosovë që thonë se procesi është i mirë, ne mund të shkojmë, por ky president nuk mund të shkojë. Çka nëse nesër e kemi një president tjetër, të LDK-së dhe ai e përfaqëson Kosovën në OKB e del opozita të thotë se nuk bën. Nuk bën të luhet me institucione. Nuk bën të lejojmë të bëhemi precedentë në zëvendësime e delegime. Vetëm nëse Kuvendi e ndërton dhe e lejon një strukturë dialoguese". 

"Në parim s’jemi kundër. Kemi deputetë që kundërshtojnë, shumica e tyre ndoshta janë, por problemi është që kur të vendosë kryesia e LDK-së përfundimisht kemi për ta ruajtur unitetin tonë. Do të reagojmë bashkë e njëjtë”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat