Dikur i përkrahi me çdo gjë, Adem Demaçi zhgënjehet keq nga Thaçi, Haliti e Syla: Ata më patën ofenduar, më patën goditur në shpirt...

Aktuale

Dikur i përkrahi me çdo gjë, Adem Demaçi zhgënjehet keq nga Thaçi, Haliti e Syla: Ata më patën ofenduar, më patën goditur në shpirt...

Nga: P.R Më: 6 korrik 2018 Në ora: 09:37
Adem Demaçi i kishte përkrahur çdo herë Hashim Thaçin, Xhavit Halitin, e Azem Sylën.

Adem Demaçi, njeriu që dikur me mish e me shpirt i kishte përkrahur Hashim Thaçin, Xhavit Halitin, e Azem Sylën, tash si duket është shumë i zhgënjyer nga ta.

Së paku kështu është shprehur ai në librin e tij “Liria dhe joliria”, shkruan “Bota sot”.

Sipas asaj që shkruan në faqen 28 të këtij libri,  Adem Demaçi për komandantët Haliti, Syla, Thaçi thotë se ata e kanë ofenduar dh goditur në shpirt.

“Ata që ma kishin dhënë para gjashtë muaj të drejtën për të folur në emër të tyre [Xhavit Haliti dhe Azem Syla, më 13 gusht 1998, sqarim nga IK], ata edhe pas gjashtë muajsh [më 1 mars 1999, tashmë edhe Hashim Thaçi], ma morën atë të drejtë. Ata më patën ofenduar, ata më patën goditur në shpirt. Prandaj unë dhashë dorëheqje, sepse nuk kishte kuptim që t’u shërbeja edhe më tutje atyre që menduan atëherë se e dinin politikën më mirë se unë dhe se, në synimet e tyre për t’u bërë liderë politikë Ademi i ngratë ishte pengesë”, shkruan në librin e tij, Adem Demaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat