Djali i dëshmorit i zhgënjyer me qeveritarët: Sakrifica e dëshmorëve nuk po vlerësohet më

Aktuale

Djali i dëshmorit i zhgënjyer me qeveritarët: Sakrifica e dëshmorëve nuk po vlerësohet më

Nga: N.Sh Më: 6 korrik 2018 Në ora: 18:53
Rrustem Bruqi

Djali i dëshmorit Rrustem Bruqi, Flakrimi shprehet i emocionuar dhe i zhgënjyer me qeverisjen e vendin për harresën që po ua bëjnë dëshmorëve.

Ai shkruan se qeveritarët nuk po përkujdesën as në akademitë përkujtimore të shkojnë tek familjet e dëshmorëve, transmeton gazeta »Bota sot«.

Flakrimi thotë se sakrificën e dëshmorëve nuk po e vlerësojnë më, duke kritikuar edhe për mos rregullimin e varreve dhe përmendoreve.

Lexojeni të plotë shkrimin e tij në facebook:

Si qdo pervjetor, te pikelluar tubohemi me krenari tek ju Heronjtë tanë!
Ne e dijmë se lirinë e sollët ju! E me krenari tmadhe tregojme se tbijtë e kujt jemi!
Dhimbje ndjejme qdo dit, por ne ditet me shenje dhembja eshte me e madhe! Jo sepse humbe jeten per liri, per token kosovare! Por se sakrificen tonë spo e vlersojne me! I qendroj falenderues miqve tane qe nuk harrojne asnjeherë, por si mund te pranoj faktin se keta heronj kombi nuk marin meritat e tyre, e ne pervjetoret e tyre jane ata njerez besnik, jo kta njerëz qe jane ne qeverisje te vendit! Pa fije turpi as statuse nuk postojne, e le me te marin mundimin te vijnë ne akademitë perkujtimore! E un jetim i lirise vetem mund te shikoj se si ju nuk kujtoni pervjetorët e heronjeve te kombit, te cilet ne plan te parë, para familjes kishin token e Kosoves, himnin e flamurin tone, tcilin as ju vet se njifni, i habitur shikoj vendimet tuaja per neglizhence te ngjarjeve historike! Sidomos ju qe thirri per vlera lufte, e qe sot shijoni lirinë!

E nga qeveria sjam i habitur per mosprezencë! Po a te jem falenderues nga komuna se di, tpakten nga komuna moren pjes 5 persona per homazhe, te varri i deshmorit-HEROIT i cili sot 20 vjet nuk ështe rregulluar nga shteti per tcilin vdiq e dha gjithqka, e le me te ndertohen buste e permendore!
Ju Faleminderit per mirkuptim, me falni nese shkrova realitetin e hidhur qe ballafaqohemi qdo vit!
Mos harrofshim kurrë sakrificat tona! Kujtimet janë tek populli prapë se prapë, jo te qeveria! Emri yt eshte ne zemrat tona e jo ne permendoret qe sjane bërë!
Me krenari jam lajmetarë se jam pasardhesi yt, ti deshmorë i lirisë!

Me rrespekt Flakrim RRUSTEM BRUQI!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat